Aktualitet

7 persona kanë humbur jetën dhe 234 raste të reja janë regjistuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

KOSOVË- Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit ka humbur jetën 7 persona nga koronavirusi ndërsa janë infektuar 234 të tjerë. Ndërkohë që 564 persona janë të shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin total të shëruarve në 40.987.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 88 raste, Gjakovë 17 raste, Mitrovicë 16 raste, Podujevë 16 raste, Gjilan 13 raste, Lipjan 11 raste, Ferizaj 10 raste, Pejë 10 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Skenderaj 7 raste, Prizren 6 raste, Vushtrri 6 raste, Istog 4 raste, Klinë 4 raste, Rahovec 4 raste, Malishevë 3 raste, Suharekë 3 raste, Kamenicë 2 raste, Kaçanik 2 raste dhe nga një rast komunat Deçan, Drenas, Junik 1 dhe Obiliq.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 51.144 raste pozitive, ndërsa  1.332 persona kanë humbur jetën.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button