Aktualitet

Aksi rural i fshatit Anevjose i amortizuar prej 30 vitesh.Banoret:Nuk qasim asnje qeveritar nese nuk rregullohet

Fshati Anevjose,i njësisë administrative Qesarat në bashkinë Memaliaj vetëm 8 km larg qendrës së kësaj bashkie,zonë rurale me rreth 300 banorë vuajnë mungesën e infrastrukturës rrugore.Aksi 2 km që përshkon këtë fshat prej më se 30 vitesh është i amortizuar dhe bëhet më i rrezikuar për drejtuesit e automjeteve dhe fëmijët gjatë kohës së reshjeve me intensitet të lartë.Ky aks është bërë gangrenë dhe i ka ndarë nga njerëzit dhe të afërmit të cilët për shkak të situatës nuk vijnë dot në fshat shprehen banorët e Anevjoses.Ata kanë pohuar se i janë drejtuar Bashkisë Memaliaj shumë herë por s kanë marrë përgjigje.Ata nderkohe janë shprehur se kreu i bashkisë Gjolek Guci nuk ka ardhur në fshat për të dëgjuar problemet që kanë duke cituar se në fushatën e ardhshme në qoftë se vjen ky i fundit do t’i bojkotojnë dhe nuk do qasin asnjë qeveritar për t’u kërkuar votën
Këto 30 vite kanë qenë mjaft të vështira për banorët e këtij fshati pasi kanë mungesa për nevojat bazike dhe jetike të cilat ata i shqetësojnë por organet e pushtetit vendor i neglizhojnë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button