Aktualitet

Aksidentoi dy gra, njëra vdes/Çfarë zbuloi policia për shoferin

S. P., 34 vjeç, banues në Roskovec ka rënë në prangat e policisë pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetaset Z. K., 60 vjeçe dhe N. K., 33 vjeçe, banuese në Marinëz, Roskovec.

Ngjarja ka ndodhur në në datë 28.12.2020, rreth orës 16:30, në fshatin Marinëz.

Për pasojë 60-vjeçarja ka humbur jetën në spital.

Fier/Informacion

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan shtetasin S. P., 34 vjeç, banues në Roskovec pasi në datë 28.12.2020, rreth orës 16:30, në fshatin Marinëz, duke drejtuar automjetin tip “Opel Astra”, në gjëndje të dehur, ka aksidentuar shtetaset Z. K., 60 vjeçe dhe N. K., 33 vjeçe, banuese në Marinëz, Roskovec.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar të dyja shtetaset të cilat u dërguan në spitalin e Fierit dhe të nesërmen ka ndërruar jetë në spital shtetasja Z. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button