Aktualitet

Armëmbajtje pa leje dhe mutacion luftarak, arrestohet një person në Krujë

Armëmbajtje pa leje dhe mutacion luftarak, arrestohet një person në Krujë Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen 1 armë zjarri automatik, 7 krehra dhe municion luftarak. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre. Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojnë armë zjarri, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje. Në përfundim të veprimeve është bërë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: S. Sh., 54 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit S. Sh., kanë gjetur 1 armë zjarri automatik, 7 krehra dhe 173 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button