Bota

Arrestohet ambasadori i Malit të Zi në Poloni, akuza që rëndon mbi të

Mbi ambasadorin ngarkohet vepra “Keqpërdorimi i detyrës”, lidhur me shit-blerjen e spitalit Meljine.

POLONI– Është arrestuar ambasadori i Malit të Zi në Poloni, njëherësh edhe ish-Ministër i Shëndetësisë, Budimir Shegrt.

Lajmin e ka bërë me dije zv.kryeministri Dritan Abazoviq përmes një postimi në Twitter. “Është arrestuar ish-Ministri i Shëndetësisë dhe ambasadori i Malit të Zi, Budimir Shegrt. Nuk ka të paprekshëm! Lufta kundër korrupsionit të profilit të lartë mbetet prioritet”, ka shkruar në Twitter Abazoviq.

Gjykatësja Lidija Vukçeviq, i ka caktuar  ish-ministrit masën e arrestimit prej 72 orëve. Mbi të ngarkohet vepra “Keqpërdorimi i detyrës”, lidhur me shit-blerjen e spitalit Meljine.

Më 25 dhjetorit në një konferencë për media, gjykatësja bëri të ditur se gjatë hetimeve është konstatuar se nga shitblerja e spitalit në Meljine”, shteti është dëmtuar për të paktën 10 milionë euro.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button