Bota

Arrestohet një prift në rusi, akuzohet se shtynte fëmijët drejt vetëvrasjes

RUSI-At Sergiy, një prift rus është arrestuar, pas një urdhri të lëshuar nga gjykata e Moskës, nën akuzën se shtynte fëmijët drejt vetëvrasjes. At Sergiy, emri i vërtetë i të cilit është Nikolai Romanov, ka tërheque vëmendjen dhe më herë gjatë këtij viti, pasi ka mohuar ekzistencën e pandemisë së Covid-19 dhe shprehej kundër mbylljes së kishave.

Ai mori kontrollin e manastirit të Sredneuralsk, pranë Yekaterinburg, në qershor dhe prej asaj kohe refuzonte urdhrat e Kishës Ortodokse ruse dhe të autoriteteve për t’u larguar. Por, në muajin shtator ai u përjashtua zyrtarisht nga kisha, për shpërfillje të urdhrit që i ndalonte atij të kryente shërbime dhe predikime.

Ndërkohë, që në media është shfaqur dhe momenti i arrestimit të tij, ku një numër i madh policësh hyn në manastir.

Sakaq, At Sergiy është arrestuar nën akuzën se ka shtyrë disa të mitur drejt vetëvrasjes. Akuza ndaj tij mendohet të jetë ngritur pas një videoje në Youtube ku ai shfaqet ndërsa iu bën thirrje ndjekësve të vdesin për Rusinë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button