Bota

Britania e Madhe shtrëngon masat parandaluese ndaj Covid-19

Vendimi i qeverisë britanike vjen një ditë pas rritjes drastike të infeksioneve, ndërkohë që dhe numri i pacientëve me koronavirus në spitalet e Anglisë ka arritur kulmin.

BRITANIA E MADHE– Anglia ka shtrënguar masat parandaluese. Sipas DayilMail, duke filluar nga nesër tre të katërtat e Anglisë do të jenë nën Nivelin 4, pasi Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, publikoi masat e reja shtesë për të parandaluar rritjen e rasteve të infektimeve me Covid-19. Vendimi i qeverisë britanike vjen një ditë pas rritjes drastike të infeksioneve, ndërkohë që dhe numri i pacientëve me koronavirus në spitalet e Anglisë ka arritur kulmin.

Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, njoftoi ndryshimet, duke thënë se, edhe pse këto masa do të jenë një barrë e konsiderueshme mbi njerëzit, kjo është absolutisht e nevojshme.

“Rastet me rritje të theksuar dhe shtrimet në spital tregojnë nevojën për të vepruar aty ku virusi po përhapet,”-ka thënë ai. 

Në bazë të masave tre të katërtat e popullsisë së Anglisë do të jetojnë nën kufizimet më të rënda. Shkollat fillore dhe të mesme në pikat e nxehta mund të hapen dy javë pas Vitit të Ri.

Që prej fillimit të pandemisë në Britaninë e Madhe janë shënuar 2,382,865 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 71,567 persona.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button