Bota

Covid në botë/ Vala e dytë e pandemisë “gjunjëzon” të gjitha vendet

Numri i personave të infektuar me koronavirus në botë ka shkuar në 81,684,429 ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 1,781,823.

TIRANË– Vala e dytë e pandemisë së Covid-19 ka “gjunjëzuar” të gjitha vendet në botë. Numri i personave të infektuar me koronavirus në botë ka shkuar në 81,684,429 ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 1,781,823. Nga 65 milion raste të gjitha me Covid-19, 22,082,341janë raste aktive ndërsa 57,820,265 e kanë kaluar virusin.

Vendet me të prekura nga pandemia që nga fillimi i saj janë: SHBA, në të cilën janë gjithsej 19,781,718 raste të shënuara aktive, dhe 343,182 kanë humbur jetën, India është në vend të dytë me 10,224,797 raste pozitive dhe 148,190 persona kanë humbur jetën, në vend të tretë është, Brazili me 7,506,890 raste pozitive dhe me 191,641 viktima, vendi i 4 në botë për nga rastet pozitive me Covid është, Rusia me 3,078,035 dhe me 55,265 humbje jete. Në vend të 5 është, Franca me 2,562,646 raste pozitive dhe me 63,109 humbje jete, ndërsa ne vend të 6 është, Mbretëria e Bashkuar me 2,329,730 raste pozitive dhe 71,109 persona kanë humbur jetën.

Në vend të 7 është, Turqia me 2,162,775 raste pozitive dhe me 20,135 persona që kanë humbur jetën, në vend të 8 është, Italia me 2,056,277 raste pozitive totale dhe 72,370 persona që kanë humbur jetën. Në vend të 9 është Spanja me 1,894,072 persona të infektuar dhe 50,122 humbje jete, ndërsa në vend të 10 është, Gjermania me 1,670,194 raste të regjistruara pozitive dhe 31,176 humbje jete.

Vala e dytë e pandemisë i ka goditur të gjithë botën. Shumë vende kanë ashpërsuar masat anti-Covid këto javët e fundit. Disa nga vendet me të prekura në botë nga vala e dytë e pandemisë e kanë vendosur vendin në karantinë të pjesshme ku në to bëjnë pjesë Franca, Spanja, Italia, Irlanda e Veriut, Belgjika, Greqia, Gjermania, Zvicra,Suedia, Kosova dhe Skocia. Nga vendet që janë futur në karantinë shumë prej tyre janë me orë policore si dhe dalja është e kufizuar dhë mënyra e vetme për të dalë është nëpërmjet sms-ve.

Ndërkohë që vaksinat anti-Covid në botë janë prodhuar disa, por aprovim për përdorim kanë marr vetëm vaksinat e Pfizer/BioNTech dhe Modernas. Fillimisht vaksinat u aprovuan në Angli dhe më pas në SHBA, Kanada, në vendet e Evropës dhe në disa vende nga bota. Në lidhje me mutacionin e ri të Covid, ekspertët dhe shkenctarët kanë thënë se vaksinat anti-Covid janë të efektive kundër Covid-it të ri.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button