Aktualitet

COVID në Shqipëri/ Si po shpërndahet pandemia në vend

Gjatë ditës së djeshme më shumë të infektuar ka pasur sërish në radhët e mësuesëve, efektivëve të Policisë dhe punonjësve të stafit mjekësor. Megjithatë nuk kanë munguar as nxënësit e prekur nga pandemia. Në Përmet janë marrë 23 mostra, nga të cilët 3 kanë rezultuar pozitivë.

TIRANË– Pandemia e koronavirusit në Shqipëri duket se ka humbur “ritmin” e infektimit të qytetarëve. Burime bëjnë me dije se 80% e testimeve janë bërë me teste të shpejta antigjenike, shumë prej të cilave kanë dalë dhe negative. 

Gjatë ditës së djeshme më shumë të infektuar ka pasur sërish në radhët e mësuesëve, efektivëve të Policisë dhe punonjësve të stafit mjekësor. Megjithatë nuk kanë munguar as nxënësit e prekur nga pandemia. Në Përmet janë marrë 23 mostra, nga të cilët 3 kanë rezultuar pozitivë.

Bëhet fjalë për një edukatore dhe dy punonjës në Bashki. Nga 31 mostra të marra në Pogradec, 6 kanë rezultuar pozitive. Vlora ka bërë 81 tamponë, nga të cilët kanë dalë 15 raste pozitive, përfshirë mësues, nxënës, efektivë dhe mjekë.

Në Mat dhe Bulqizë janë marrë gjithsej 31 tamponë, ku kanë dalë 4 raste pozitive, ku të prekur ishin edhe mësues. Korça ka bërë 29 tamponë, me 5 raste pozitive, 3 prej të cilëve mësues. Edhe në Kuçovë ka pasur mësues të infektuar, pasi nga 12 teste , pozitivë ishte 1 mësues dhe nxënës. Në Shkodër po ashtu janë infektuar 35 mësues, ndërsa në Tepelenë një edukatore është infektuar. Në Librazhd janë marrë 22 mostra por asnjë nuk ka rezultuar pozitivë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button