Aktualitet

Embëlsirat e fundvitit, ja bakllavaja në familjen gjirokastrite.

Festat e fundvitit përveç atmosferës së këndshme që na sjellin kanë edhe lodhjen e tyre në vetvete për përgatitjen e darkës së vitit të ri. Sigurisht që në çdo familje gjirokastrite smund të mungojë bakllavaja që është ëmbëlsira tradicionale personifikuese e festave të fundvitit.

Ne kemi shkuar në një familje tradicionale gjirokastrite për tu sjellë një atmosferë më të ngrohtë gjatë festave,së bashku të shohim se si e bën bakllavanë një zonjë gjirokastrite.

Edhe pse kanë qënë të rralla ato vite kur ka mundur të festojë një vit të ri ashtu si çdo prindi ja do zemra së bashku me të gjithë fëmijët,zonja Liri na pohon se këtë vit nuk pret asnjë prej të afërmve të saj apo fëmijët që të mblidhen për ta pritur së bashku vitin e ri. Ajo kujton se vetëm para tre vitesh ka mundur të festojë një vit të ri të gëzueshëm ku ka mundur të ketë të gjithë fëmijët së bashku. Jo vetëm pandemia por edhe problemet e shumta ekonomike të çdo familjeje i ka detyruar njerzit të largohen nga  njëri tjetri si për gëzime e tashmë me situatën e covid janë të obliguar që edhe rastet e hodhërimeve ti përballojnë vetëm. Ajo jeton së bashku me bashkëshortin e saj,djalin dhe nusen të cilët janë gjatë gjithë kohës të ikur nga shtëpia pasi punojnë,ndërkohë,fëmijët e tjerë i ka disa në emigrim disa në qytete të tjera të vendit. E megjithëse të rinjtë e shtëpise punojnë,zonja Liri na tregon se vështirësitë ekonomike janë të shumta për familjen e saj,pasi pagat janë tepër të ulta e shpenzimet për nevojat jetike shumë të larta.

Duke shpresuar se nuk do të kalojmë edhe njëherë një vit kaq të keq sa ky që po mbyllim zonja uron gjithë të afërmit e saj dhe qytetarët e Gjirokastrës për një vit të ri të mbarë e sukseshëm.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button