Aktualitet

Emërimi i Sonila Bejtes në GJK, Soreca: Përgëzoj Metën dhe KED!

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, ka reaguar pasi Presidenti Ilir Meta ka emëruar gjyqtaren Sonila Bejtja, që të jetë anëtare e shtatë në Gjykatën Kushtetuese. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Soreca ka përgëzuar Metën dhe KED, duke thënë se ky vendim përforcon funksionalitetin e Kushtetutës.

“Sot President Ilir Meta   ka dekretuar Znj. Sonila Bejtja si Anëtare e 7-të e Gjykatës Kushtetuese. Ne e përgëzojmë Presidentin dhe KED për plotësimin e këtij vendi të lirë të punës. Ky vendim i rëndësishëm përforcon më tej funksionalitetin e Gjykatës.”- shkruan Soreca.

Presidenti Ilir Meta ka vendosur që gjyqtarja Sonila Bejtja të jetë emërimi i shtatë në Gjykatën Kushtetuese. Pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i dërgoi sot listën përfundimtare me renditjen e kandidatëve, Meta emëroi magjistraten Bejtja, e cila renditej në listë me 76.83 pikë. Tanimë në Kushtetuese kanë mbetur vetëm 2 vende vakante. Gjykata Kushtetuese u bë funksionale disa ditë më parë me betimin e anëtarit të gjashtë të saj, Përparim Kalo. Institucioni përbëhet nga 9 anëtarë, 3 që zgjidhen nga kreu i shtetit, 3 nga Kuvendi dhe 3 nga Gjykata e Lartë e cila ende nuk është funksionale. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë një mandat 9-vjeçar pa të drejtë riemërimi.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button