Aktualitet

Erë e fortë në Durrës! Shkulet dhe rrëzohet pema në qytetin bregdetar

DURRËS– Rrëzohet pema në Durrës. Era e fortë dhe moti i keq në qytetin bregdetar të Durrësit, ka sjellë pasoja të mëdha në vend dhe ka rrëzuar disa pemë. Në fotot e mëposhtme shihet një nga pemët e rrëzuara në qytetin e Durrësit.

Prej dy ditësh vendi është përfshirë nga një mot i ftohtë dhe me reshje të shumta shiu.

Edhe sot, vranësira të dendura dhe reshje shiu dominojnë orët e para të ditës në zonat veriperëndimore, por gradualisht reshjet do të përfshijnë dhe pjesën tjetër të Shqipërisë. Në veri, verilindje dhe skajin Juglindor do kemi reshje dëbore.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button