Bota

Gjenden 3 trupa të dekompozuar në Firence, mister vdekja e tyre

Policia tha se gruaja kishte vdekur nga kanceri ndërsa djali dhe vajza e saj dyshohet se janë vetëvrarë duke me mbidozë ilaçesh dhe duke goditur veten me thikë – megjithëse është e mundur që vëllai të ketë vrarë motrën e tij para se të merrte jetën e tij

ITALI – Tre kufoma, një nënë 77-vjeçare dhe dy fëmijët e saj të moshës 51 dhe 46 vjeç, të cilët ishin kthyer nga Venezuela disa vjet më parë, u gjetën  të dekompozuar në një shtëpi pranë Firences të mërkurën. Ata u identifikuan si Luigia Teresa Etteri, 77; Massimo Giovannella Del Bianco, 51 vjeç; dhe Francesca Giovannella Del Bianco, 46 vjec.

Zbulimi u bë në Figline Valdarno dhe vdekjet datojnë rreth një muaj e gjysmë më parë. Alarmi u dha nga një fqinj i cili lajmëroi policinë pasi një erë e rëndë vinte nga shtëpia e tyre.

Policia tha se gruaja kishte vdekur nga kanceri ndërsa djali dhe vajza e saj dyshohet se janë vetëvrarë duke me mbidozë ilaçesh dhe duke goditur veten me thikë – megjithëse është e mundur që vëllai të ketë vrarë motrën e tij para se të merrte jetën e tij. Policia ka sekuestruar një thikë që mund të jetë përdorur nga fëmijët, të tre nuk ishin parë për shumë ditë, dhe dera ishte mbyllur nga brenda.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button