Aktualitet

Gjirokastër/ Familja Demçe në komunitetin rom,prej vitesh në mjerim.

Familja Demçe në komunitetin rom e cila jeton në kushte të mjerueshme është trajtuar disa herë në kronikat tona për gjendjen e pashpresë në të cilën gjendet por askush nuk është drejtuar për ti ofruar ndihmë. Institucionet shtetërore e bëjnë një vesh të shurdhët ndaj thirrjeve të kësaj zonje e cila nuk mundet tju sigurojë fëmijëve asgjë dhe e vetmja mënyrë për të siguruar vetëm bukën janë bimët apo kanace të cilat nuk sjellin mjaftueshëm të ardhura për të siguruar të paktën një vakt. Tashmë familjes i është shtuar edhe një anëtar. Ajo është Lavdia e vogël vetëm 1 muajshe e cila sic shihet në këtë dimër nuk ka kushtet elementare për tu ngrohur. Nëna e tre fëmijëve djeg rroba për tu ngrohur pasi nuk mund të sigurojnë dru për shkak të gjobitjes që mund të kenë nga policia. Ndërkohë ajo shprehet se për këto festa për fëmijët e saj nuk ka asgjë cfarë të gatuajë edhe pse dëshira e saj më e madhe është ti shohë fëmijët e saj të buzëqeshur.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button