Uncategorized

Gjirokastër/Fshati Zhulat prej 1 jave pa energji elektrike,Banorët:Asnjë pergjijgje nga OSHEE

Edhe pse po lëmë pas vitin 2020 ende vazhdojnë problematikat me furnizimin e energjisë elektrike ne fshatin Zhulat njësia administrative Cepo.Rreshjet e shiut me intesitet të lartë apo era e fortë për më shumë se një javë ka sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike.Kjo është një problematikë e mbartur ndër vite per shkak të linjave të amortizuara.Banorët e fshatit Zhulat janë shprehur për Channel 7 se janë taksapagues të rregullt të faturave të energjisë elektrike dhe për ata një problem kryesor është prishja e produkteve te bulmetit edhe mishit si dhe djegja e pajiseve elektroshtepiake.
Banorët e fshatit Zhulat janë ankuar disa herë pranë zyrave të OSHEE-së në qytetin e Gjirokastrës por nuk kanë marrë asnjë përgjigje konkrete nga këta të fundit.Për shkak të motit të keq gjatë kësaj jave në të gjithë qarkun e Gjirokastrës ka pasur mungesë të energjisë elektrike si në njësinë administrative Cepo bashkia Gjirokastër,në fshatrat si Dragot,Lekël,Luzat,Matohasanaj në bashkinë e Tepelenës apo edhe në fshatrat si Anëvjosë,Toç, Luftinjës,Iliras,Krahës,Kalivaç,Qesarat në bashkinë Memaliaj.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button