Aktualitet

Gjirokastër/ Policia,ja çfarë masash janë marrë për festat

Me afrimin e festave të fundvitit si çdo përgatitje e përgjithshme edhe policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e festave dhe shmangien e ndodhive të pakëndshme. Për natën e ndërrimit të viteve policia rrugore ka marrë masat duke rritur numrin e efektivëve të terrenit dhe ngritjen e postblloqeve në pikat më kryesore që cilësohen si burime aksidentesh. Kryesisht vëmendje i është kushtuar zonave të banuara sidomos në qytetin e Gjirokastrës pranë qendrave të lagjeve. Specialisti i qarkullimit rrugor Artan Tarka pranë drejtorisë së policisë në Gjirokastër u ka bërë thirrje veçanërisht drejtuesve të automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor,të mos përdorin celularin,dhe të mos tejkalojnë shpejtësinë e lejuar.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button