Aktualitet

Gjirokastër/Siguria ushqimore,Qytetarët:Kemi frikë,fshihen datat e skadencës

Një fenomen i cili shqetëson qytetarët gjatë periudhës së festave të fundvitit është siguria tek ushqimet që konsumojnë ku ndër to më të rrezikshmet janë produktet e mishit dhe bulmetit.Lidhur me situatën në fjalë është prononcuar drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Gjirokastër Armand Hilaj i cili është shprehur se janë shtuar monitorimet gjatë kësaj periudhë ku janë përqendruar në pika ushqimore të riskut të lartë si:dyqanet e mishit,baxhot,furrat e bukës si dhe tregjet e fruta perimeve.Hilaj ja komentuar ndërkohë lidhur me pikat e shitësve ambulantë ku ka pohuar se është në varësi të njësive të pushtetit vendor për t’i monitoruar pasi këta nuk janë të pajisur dhe të regjistruar me nipt-in përkatës.
Lidhur me këtë tematikë është kryer një anketim me qytetarët në bulevardin e lagjes 18 Shtatori ku kanë pohuar se kanë konstatuar raste të fshirjes së datave të skadencës dhe nuk janë të sigurtë me ushqimet që konsumojnë.
Ushqimi është nga faktorët bazike për jetën e njeriut dhe anashkalimi i kontrolleve respektive mund të sjellë pasoja të dëmshme dhe të rrezikshme per konsumatorët.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button