Aktualitet

Gjirokastër/Varfëria ekstreme në familjen Çika.

Kreyfamiljares i hiqet pensioni.

Varfëria ekstreme ka pllakosur familjen e zotit Artur Çika në fshatin Valare,njësia administrative Lunxhëri,në largësi 10 km nga qyteti i Gjirokastrës.Familja prej pesë anëtarësh jetojnë në një ambient shkollor të braktisur në këtë fshat që prej 5 vitesh.Gjendja e kësaj familje ndodhet në kushtet e mbijetesës.Pensioni i bashkëshortes së kryefamiljarit zonjës Lubjana i mohuar që prej muajit nëntor ka vënë në alarm familjen.Kryefamiljaret janë të dy të sëmurë dhe u jipen pension nga 10000 lekë të reja.Keta të fundit më sakrificë dhe mund rrisin tre vajzat e tyre binjakët 14 vjeçare Aleksandra dhe Esmeralda si dhe Antonian 12 vjeç.
Familja Çika jeton vetëm me pensionin e kryefamiljarit i cili i përket kategorisë së personave me aftësi ndryshe pasi nuk dëgjon dhe komunikimi me të është i pamundur.
Zonja Lubjana është shprehur se ky pension është i papërballueshëm si dhe nuk i mjafton as për ushqime as për ilaçet për bashkëshortin e sëmurë.Zonja apelon ndaj shtetit për rikthimin e pensionit të saj si dhe për ndihmë.
Me shumë këtë situatë e vuajnë fëmijët e familjes,një prej tyre Aleksandra 14 vjeçare vazhdon klasën e nëntë në shkollën Petro Poga dhe kanë një muaj pa bërë mësim për faktin se nuk kanë akses për t’u bërë pjesë e mësimit online duke u ndjerë të veçuar pasi nuk disponojnë telefonin celular.Nderkohe fëmijët nisën nga fshati Valare drejt shkollës së vendosur në fshatin Shën Todher më këmbë.Aleksandra si dhe nëna e saj apelojne për ndihmë dhe për pasjen e mjeteve respektive për të patur ecuri në shkollë si bashkëmoshatarët e saj.
Për këtë gjendje është shprehur dhe një fqinj i familjes i cili ka pohuar se ndodhen në qiell të hapur dhe godina në të cilën kjo familje jeton ka lagështi ku e kanë të pamundur jetesën.Nderkohe zotëria është shprehur se i ka ndihmuar në aq sa kanë patur mundësi dhe i drejtohet organeve shtetërore ti ndihmojnë familjet të cilat ndodhen në nevojë dhe pa përkrahje nga askush.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button