Aktualitet

I dënuar me 4 vite burg për trafik të lëndëve narkotike, Maqedonia ekstradon shqiptarin në Zvicër

MAQEDONI- Gjykata e Shkupit në Maqedoni, ka vendosur  ekstradimin në Zvicër të Saimir Taullaut nga Lushnja, i cili rezulton i dënuar me 4 vjet burg pasi akuzohet për trafikut e një sasie droge.

Vendimi është marrë pak ditë më parë dhe ekstradimi në burgjet e Zvicrës i Taullaut është miratuar dhe nga organet shtetërore.  

Saimir Taullau, i njohur në Shqipëri si rivali i fortë i Aldo Bares, kreut të Bandës së Lushnjes, është vënë në pranga në Maqedoninë e Veriut, më 25 shtator të këtij viti. Për Taullaun, ishte lëshuar një urdhër ndalimi nga autoritetet zviceriane, pasi akuzohet për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Taullau është dënuar në Zvicër në vitin 2013 me 4 vjet burg për trafik të lëndëve narkotike. Ai është kapur teksa tregtonte një sasi heroinë gjatë aksionit të policisë zvicerane. Gjykata e ka lënë në “arrest shtëpie” Taullaun deri në përfundim të hetimeve, por ai është arratisur dhe ka ardhur në Shqipëri. Më pas në mungesë, në vitin 2013, gjykata Zvicerane e ka dënuar me 4 vite burg

Tashmë Saimir Taullau, i cili ka përfunduar afatin 30 ditor për të qëndruar në burg, do të ekstradohet drejt Zvicrës.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button