Politike

Ilir Meta takim me Kryetarin PDK-së: Kosovën dhe të gjithë shqiptarët në rajon i presin sfida të reja dhe jo të lehta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ditën e sotme është takuar me Kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Meta, ku në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, thotë se ishte kënaqësi të takonte Hoxhën, sakaq shton se Kosovën dhe të gjithë shqiptarët në rajon i presin sfida të reja dhe jo të lehta, në vitin 2021.

“Kënaqësi të prisja sot në një takim, Kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike të Kosovës, z.Enver Hoxhaj dhe delegacionin, që e shoqëronte.  Kosovën dhe të gjithë shqiptarët në rajon i presin sfida të reja dhe jo të lehta, në Vitin e Ri, që po vjen. Duhet të jemi në unitet, të kujdesshëm dhe të tregojmë mençuri në qëndrimet tona për të forcuar sa më shumë bashkëpunimin në të gjitha fushat, në të mirë të interesit kombëtar, progresit, begatisë dhe së ardhmes sonë të përbashkët europiane.”– ka thënë ai.

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka  mbërritur në Shqipëri, ku edhe po zhvillon disa vizita zyrtare me aktorët politikë në Shqipëri. Hoxhaj, i shoqëruar nga nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti dhe sekretari Uran Ismaili, kanë hapur ‘siparin’ me kryeparlamentarin Gramoz Ruçin.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button