Aktualitet

‘Jam njishi’/ Rama kalon në delir në konferencën e fundvitit

Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën e fundvitit se ai është ‘njishi’.

‘Kur vjen puna për të kërkuar gjëra për shqiptarët, unë jam njishi, tha Rama.

Megjithatë, kryeministri Edi Rama bëri sërish një propagandë të gjatë dhe të lodhshme pa thënë asgjë konkrete për dështimet e tij.

Deri më tani, Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka asnjë plan konkret për vaksinimin e popullsisë.

Deri më tani, Shqipëria është i vetmi vend që e ka vdekshmërinë nga virusi dhe nivelet e testimeve ndër më të këqijat në mbarë botën.

Deri më tani, sipas FMN dhe organizmave të tjerë ndërkombëtarë, Shqipëria ka dhënë më pak ndihmë për popullatën dhe biznesin gjatë pandemisë se çdo vend tjetër në rajon.

Deri më tani, sërish sipas FMN dhe të tjerave organizma ndërkombëtarë serioze, vendi ynë është më i godituri nga kriza ekonomike e pandemisë me një rënie ndjeshëm më të madhe se vendet e tjera të rajonit.

Deri më tani, sërish sipas FMN dhe të tjerave organizma ndërkombëtarë, qeveria ka bërë një punë krejt të papërfillshme sa i përket rindërtimit nga tërmeti, por kjo nuk e ndali Ramën të bëjë premtime.

Për ironi, Rama u mburr për operacionin Forca e Ligjit, që ka qenë një nga dështimet më spektakolare në fushën e rendit, një operacion i katandisur në fletërrufe, që u dekonspirua nga kreu i saj.

Po ashtu vazhdoi të prezantojë projekte 3D për qytetarët dhe mediat, duke deklaruar se aeroportet do mbushin Shqipërinë.

Një konferencë ku nuk mbeti asgjë në mbetje, përveç mburrjes se ‘Rama është njishi’, por vetëm për një gjë: për dështimet.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button