Aktualitet

Jetonin jashtë shtetit, kush është shqiptari që pas sherrit vrau gruan, djemtë dhe veten

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Kosovë, ku burri vrau gruan, 2 djemtë dhe më pas veten. Autori është identifikuar si Fetah Zuka, ndërsa kanë mbetur viktimë Makfire Zuka dhe dy djemtë e tij, Arbër dhe Hamdi Zuka.

Trupat e pajetë të viktimave ende nuk janë nxjerrë nga shtëpia e tyre dhe po presin ekipet e mjekësisë ligjore për të bërë ekzaminim e trupave të viktimave. Babai fillimisht ka qëlluar djalin, ndërkohë që djali tjetër ka tentuar që të ikë, po që nuk ka arritur t’u shpëtojë plumbave.

Më pas që ai ka qëlluar bashkëshorten dhe më pastaj edhe veten, për arsye që nuk dihen. Familja ishte emigrantë dhe ishte kthyer për festat e fundvitit në Kosovës.

Sipas “Express” ata kishin jetuar jashtë shtetit dhe ishin kthyer në Kosovë vetëm pak kohë më parë. Ndërkohë, arsyeja që çoi deri tek vrasja, paraprakisht mendohet se është një konflikt që kishin pasur çifti bashkëshortor, në vendin e jashtë ku kanë jetuar, që nuk bëhet ende me dije.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button