Aktualitet

Kartolinat e urimit, dikur mjeti personifikues i festave,ja sa përdoren sot…

Në një kohë pandemie marrëdhëniet njerëzore janë zbehur shumë pas izolimeve të njëpasnjëshme dhe karantinave të detyruara nga covid. Por si ka qënë situata para pandemisë? Në fakt është edhe një faktor tjetër që i ka ftohur prej kohësh marrëdhëniet mes njerëzve. Është pikërisht teknologjia dhe interneti që i ka qasur brezin e ri drejt risive dhe rrjeteve sociale duke i bërë kështu të harrojnë gjithçka që ka të bëjë me botën e jashtme, me marrëdhëniet ndërnjerëzore me emocionet dhe dashurinë. E ndërsa jemi në prag festash vërejmë mungesën në masë të asaj që e personifikonte këtë festë,pikërisht kartolinave,që dikur ishin mjeti më i përdorur për të dërguar urimet në largësi midis njerzve. Edhe pse kostoja e një kartoline është shumë e vogël dhe vlera shumë e madhe njerzit sot preferojnë të përdorin rrjetet sociale ose mesazhet nga telefoni për të uruar njëri tjetrin. Ky largim nga leximi dhe shkrimi manual na sjell në vëmendje mungesën e shumë vlerave njerëzore që po zbehen pak nga pak me kalimin e kohës.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button