Politike

Kërpaçi nga Baldushku: Të shpenzojmë pranë shtëpisë dhe komunitetit! Le të mbeshtesim njëri-tjetrin

Kryetarja e LRI-së Floida Kërpaçi ka vizituar zonën e Baldushkut, nga ku ka bërë thirrje që të shpenzojmë pranë shtëpisë dhe komunitetit në këto ditë festash.

‘Në këtë zonë takova njerëz të mrekullueshëm që punojnë me përkushtim për të ofruar prodhime vendi të sigurta’, ka thënë Kërpaçi në Facebook.

Sipas saj, pandemia ka lënë gjurmë që do zgjasin, prandaj ‘le të mbeshtesim njëri-tjetrin për tu ringritur’.

Postimi i plotë i Floida Kërpaçit:

Përshëndetje nga Baldushku, te nënë Maremja. Në këtë zonë takova njerëz të mrekullueshëm që punojnë me përkushtim për të ofruar prodhime vendi të sigurta ????Pandemia ka lënë gjurmë që do zgjasin, ndaj gjatë festave dhe jo vetëm, kur shpenzojmë është mirë të shohim pranë shtëpisë dhe komunitetit. Le të mbeshtesim njëri-tjetrin për tu ringritur ????????

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button