Aktualitet

Korfuz/Arrestohet shqiptari,transportonte 320kg kanabis

Një sasi prej 320 kg kanabis është kapur nga Policia Greke në Korfuz. Dy shqiptarët u përpoqën ta fshehin sasinë narkotike në një plazhin e Dassias ndërkohë që policia ka ndërhyrë menjëherë duke arrestuar njërin prej tyre. Ndërkaq sic bëjnë të ditura burimet greke, transportuesit shqiptarë janë larguar pa lënë gjurmë me skaf. Ka qenë një operacion i organizuar policor në Korfuz, nga oficerë policie të Departamentit të Antidrogës të Nën-Drejtorisë së Sigurisë së Korfuzit. Burimet greke konfirmojnë se sasia prej 320 kg kanabis ishte nisur nga brigjet e Sarandës. Policia greke ka ndërmarrë hetim disa mujor për të gjetur qarqet e organizuara të trafikut të drogës në vijën bregdetare verilindore të ishullit të Korfuzit. Siç doli nga hetimi i deritanishëm i policisë, sasia e drogës u transportua dhe iu dorëzua shqiptarit pak para arrestimit të tij, duke përdorur dy skafe (tip jet ski) që ishin afruar në plazhin ku u zhvillua operacioni. Shqiptari i arrestuar u dërgua në Prokurorine e Korfuzit.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button