Aktualitet

Krim brenda familjes, vriten me armë zjarri dy motra në Tiranë

Dy motra janë vrarë me armë zjarri këtë të enjte në zonën e Astirit në Tiranë.

Burimet bëjnë me dije se autori i kësaj ngjarje është i dashuri i një prej motrave. Raportohet se në fillim ngjarja u raportua si plagosje, por pas mbërritjes së policisë në banese janë gjetur dy gra të pajeta.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se autori i kësaj ngjarje është një shqiptar i Maqedonisë së Veriut, i dashuri i njërës nga viktimat.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin e viktimave dhe të autorit, të vetmit që janë marrë deri më tani në pyetje janë banorët e zonës që kanë raportuar edhe ngjarjen.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button