Bota

Kryeministri britanik Johnson paralajmëron qytetarët: Mos dilni për festa, situata mund të rregullohet pas Pashkëve

Ndërkohë i pyetur se sa njerëz do të vaksinohen çdo javë duke qenë se Britania e Madhe ka nisur procesin e vaksinimit, Johnson ka thënë se numri llogaritet në disa miliona.

BRITANIA E MADHE-Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson në një konferencë për shtyp i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tij që ta festojnë vitin e ri në shtëpi dhe të mos mblidhen për të festuar, në mënyrë që të shmangim përhapjen e infektimeve me Covid-19. Ndërkohë i pyetur se sa njerëz do të vaksinohen çdo javë duke qenë se Britania e Madhe ka nisur procesin e vaksinimit, Johnson ka thënë se numri llogaritet në disa miliona.

“Përgjigja më e mirë që mund të jap në këtë moment është se do të kemi dhjetëra miliona doza deri në fund të Marsit. Ne jemi duke punuar që programi të ecë sa më shpejt që të mundemi. Unë nuk dua t’iu jap numra specifik për momentin, por mund t’iu them se ne po lëvizim qiell e tokë për t’i marrë dozat sa më parë të mundemi,”-ka thënë Johnson.

Gjithashtu, Boris Johnson ka thënë se dëshiron ta nxjerrë vendin nga izolimi sa më shpejtë dhe se ka besim që kjo do ndodhë pas Pashëve.

“Qeveria dëshiron të nxjerrë nga bllokimi i nivelit të katërt vendin, sa më shpejtë të mundet, por përhapja e mutacionit të ri thjesht nuk na jep hapësirën për ta bërë atë. Ne kemi besim se gjërat do të jenë shumë më mirë deri në 5 Prill, pas pashkëve. Padyshim që ne do të përpiqemi ta sjellim atë datë aq shpejt sa mundemi dhe kjo është arsyeja pse programi i shpërndarjes së vaksinave është kaq i rëndësishëm,”-ka thënë ai.

Që prej fillimit të pandemisë në Britaninë e Madhe janë shënuar 2,382,865 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 71,567 persona.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button