Bota

Kthesë historike në Argjentinë! Senati legalizon abortin deri në javën e 14-të të shtatzënisë

Deri më tani, abortet në Argjentinë lejoheshin vetëm në raste të përdhunimit ose kur shëndeti i nënës ishte në rrezik.

ARGJENTINË– Kongresi i Argjentinës ka legalizuar abortet deri në javën e 14-të të shtatzënisë. Kjo është një kthesë historikë për një vend që ka disa nga ligjet më kufizuese në botë.

Senatorët votuan në favor të projektligjit pas një seance maratonë me 38 vota pro, 29 kundër dhe një abstenim, sipas BBC.  Deri më tani, abortet në Argjentinë lejoheshin vetëm në raste të përdhunimit ose kur shëndeti i nënës ishte në rrezik.

Aktivistët kanë bërë fushatë për ndryshimin e ligjit për vite me rradhë. Kalimi erdhi dy vjet pasi senatorët votuan kundër legalizimit të abortit.

Aktivistët e pro-zgjedhjes shpresojnë që miratimi i ligjit në Argjentinë – një nga vendet më të mëdha dhe më me ndikim në Amerikën Latine, do të frymëzojë vendet e tjera të ndjekin shembullin e tyre.

Kisha Katolike, e cila mbetet shumë me ndikim në Amerikën Latine, e kishte kundërshtuar këtë veprim, duke u bërë thirrje senatorëve të refuzonin projektligjin.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button