Aktualitet

Kurbin/Arrestohet 51-vjeçari që qarkullonte me armë zjarri në qytet

Policia e Kurbinit ka finalizuar operacionin policor i koduar “Gjorëm”, në kuadër të të cilit u arrestua një 51-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri me vete.

NJOFTIMI I PLOTË
Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, shërbimet e Policisë kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri me vete, forca e posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Kurbinit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gjorëm”.

Në kuadër të operacionit, është bërë lokalizimi i personit të dyshuar i cili ishte futur në një lokal në fshatin Gjorëm, Kurbin.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit O.R, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me një krehër me 7 fishekë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.R., 51 vjeç, banues në Kurbin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button