Politike

LAJM I FUNDIT/ Largimi i Cakajt, reagon Presidenca: Dorëheqjen duhet ta japë Edi Rama

Në një kohë kur Edi Rama ka njoftuar dy ndryshime në qeveri, vjen dhe reagimi i Presidencës. Burime nga presidenca bëjnë me dije se dorëheqjen nga posti i Ministrit të Europës dhe Punëve të Jashtme duhet ta japë Edi Rama dhe jo Gent Cakaj, i cili ka qenë thjesht ushtrues i detyrës.

Cakaj nuk ka qenë asnjëherë i dekretuar nga ana e presidentit Meta në postin e Ministrit të Jashtëm, dhe këtë detyrë deri më tani ligjërisht e mbante vetë kryeministri Edi Rama. Për të emëruar Xhaçkën tashmë në këtë pozicion, vetë Rama duhet të bëjë me dije dorëheqjen e tij.

Gjatë mesditës së sotme, kreu i qeverisë Edi Rama njoftoi se kishte pranuar dorëheqjen e Gent Cakajt, nga posti i Ministrit në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, duke e zëvendësuar atë me Olta Xhaçkën. Në vendin e kësaj të fundit në ministrinë e Mbrojtjes do të emërohet Niko Peleshi, për të cilin ky post është një rikthim në qeveri pas disa vitesh.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button