Argetim

Loja e pistë e Saimirit, i puth dhe i përzen vajzat! Cfarë ndodhi me Silvanën?

Javën e kaluar, pas puthjes së parë, Saimiri dhe Silvana u përfshinë në një debat, pasi ky i pari pati takimin e dytë me Suelën dhe të dy u përfshinë në disa skena shumë pasionante. Ata të dy shkëmbyen puthjen e parë në buzë me njëri-tjetrin dhe sigurisht që kjo ndezi debat në studio.

Silvana iu kthye kundër “princit modern” dhe u shpreh se u zhgënjye shumë nga ky veprim i tij, sepse nuk e priste që të puthte kaq herët një vajzë tjetër. Gjithashtu Silvana paralajmëroi se do të ndërmarrë një hap tjetër, nëse ai vazhdon të bëjë të njëjtën gjë. Për “Daily love story” u shpreh se nuk do e puthë më.

“Kisha shumë gjëra për të thënë por pak a shumë u shpreha. Nuk më pëlqeu fare si e argumentoi puthjen por shpresoj ta rregullojë situatën. Gabimi ishte te fakti që e konsideron puthjen si sipërfaqësore, që nuk i jep vlerë. Unë i dhashë shumë vlerë, kurse ai e konsideroi si një stacion. Nuk më pëqeu fare”.

Mirëpo, një javë pas asaj që tha, Silvana ka shkëmbyer prapë puthje me Saimirin dhe u dukë se ata i rregulluan mosmarrëveshjet e tyre.

Ai ftoi sërish në një takim të shkurtër Silvanën, me të cilën zhvilluan edhe një debat të vogël për çështjen e puthjeve.

Duke sjellë në vëmendje deklaratat e puntatës së shkuar, Saimiri përmendi edhe opinionistin Robert Aliaj, për të cilin tha se i ka këshilluar vajzat si të reagojnë me të.

Por, surpriza ishte rezervuar për në studio ku Saimiri nuk i dha trëndafil Silvanës, duke e eleminuar atë përfundimisht nga gara.Por, surpriza ishte rezervuar për në studio ku Saimiri nuk i dha trëndafil Silvanës, duke e eleminuar atë përfundimisht nga gara.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button