Aktualitet

Masakrimi i çiftit Pasho/ Dalin dëshmitë për bashkëpunëtorët e Elona Kaleshit

Një fqinjë e Elonës ka thënë se atë ditë, ka parë vajzat që dilnin nga banesa në Itali ku u vranë çifti nga Vlora, duke treguar edhe njëherë se Elona Kaleshi nuk ka vepruar e vetme por me të paktën një bashkëpunëtore tjetër grua.

ITALI– Dëshmitë e marra nga fqinjët e Elona Kaleshës, kanë ngirtur dyshimet se 36-vjeçarja nuk e ka kryer vetëm krimin makabër të vrasjes dhe copëtimit të trupave të Shpëtim dhe Teuta Pashos.

Një fqinjë e Elonës ka thënë se atë ditë, ka parë vajzat që dilnin nga banesa në Itali ku u vranë çifti nga Vlora, duke treguar edhe njëherë se Elona Kaleshi nuk ka vepruar e vetme por me të paktën  një bashkëpunëtore tjetër grua, shkruajne mediat italiane.

Njëra prej tyre, prokuroren e çështjes Ornella Galeotti, është Elona Kalesha, e arrestuar më 22 dhjetor dhe në atë kohë e dashura e Taulant Pasho, djalit të çiftit të vrarë. Gruaja tjetër mund ta ketë ndihmuar atë në trasportimin e valixheve. Sipas hetimeve të deri më tanishme, çifti Pasho u vra në gjumë, dhe dyshohet se nga goditjet e forta që morën, kanë gjetur vdekjen. Sipas hetuesëve, në asnjë mënyrë Elona nuk mund t’i vriste e vetme të dy.

Prokurorja Galeotti pritet të shkojë  në Zvicër për të marrë në pyetje Taulant Pashon në burgun e Aarau, ku ai po kryen dënimin  për vjedhje.

Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes. Që prej nëntorit të viti 2015, që përkon edhe me kohën kur doli nga burgu djali i tyre, nuk u dëgjua asgjë për ta. Ata u gjetën pranë burgut ku ka vuajtur dënimin djali, nga ku mendohet të ketë marrë shkak edhe vrasja. Detajet që ndihmuan në identifikimin e trupave, ishte një tatuazh që mbante në krah burri i copëtuar, që u konfirmuar më vonë. Prova më e fortë ishte kryerja e AND-së tyre, që vërtetoi se ishin ata. Ndërkohë, policia italiane vijon hetimet në zbardhjen e plotë të vrasjes makabre të çiftit shqiptar.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button