Aktualitet

Memaliaj/Fshatrat Toç dhe Anëvjose pa energji elektrike.Banorët reagojnë

Prej 2 ditësh disa fshatra të Bashkisë Memaliaj si:Toc,Anevjose,Kamçisht vuajne mungesën e energjisë elektrike.Gjate kësaj periudhe ka pasur ndërprerje të herëpashershme kryesisht orët e mbrëmjes.Banoret e këtyre zonave kanë pohuar se gjatë reshjeve të shiut dhe kur fryn erë krijohen probleme të Fideri që mbulon zonën e Krahesit dhe të Lopesit i cili është i amortizuar që prej hapjes së elektrifikimit në regjimin e kaluar.Lidhur me këtë situatë ata janë shprehur se janë ankuar të Oshee prej së cilës nuk është marrë ende përgjigje.Nderkohe në fshatin Anevjose ka dy transformatorë të cilët janë të amortizuar gjë që është burim rreziku për banorët dhe për fëmijët që kalojnë përgjatë tyre.Banoret apelojnë ndaj Oshee-s për rregullim të menjëhershem të këtij Fideri dhe për vendosjen e një linjë të re pasi është i amortizuar.Ata kanë pohuar se këto ndërprerje vazhdojnë dhe gjatë stinës së verës.Kjo zonë sipas tyre nuk kanë teknik të Oshees pasi e kanë shkarkuar nga puna.
Energjia elektrike është nga nevojat më jetike dhe bazike për qytetarët të cilët e vuajnë çdo ditë dhe është në disfavor në qoftë se nuk vihet në vend ky fenomen problematik.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button