Politike

Meta i jep Dekoratën më të lartë At Gjergj Fishtës: Vepra e tij do të ndriçojë përherë kombin tonë

Presidenti i vendit Ilir Meta ka dekoruar At Gjergj Fishtën në 80-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Meta thotë se përmes veprës së tij, Fishta shpalosi vlerat dhe virtytet e veçanta të vendit tonë, ndërsa shton që ajo çka la pas Fishta do të ndriçojë përherë kombin tonë, për të tejkaluar çdo provë.

Postimi i Metës:

Me rastin e 80-Vjetorit të ndarjes nga jeta, në vlerësim të veprës atdhetare dhe të rolit të jashtëzakonshëm në fushat e gjuhës dhe të letërsisë shqipe, arsimit e kulturës, diplomacisë, politikës e teologjisë, si dhe për meritat e Tij historike në krijimin e alfabetit shqip dhe në proceset shtetformuese, kam sot nderin e veçantë të çmoj me Dekoratën më të lartë në Republikën e Shqipërisë, At Gjergj Fishtën, atdhetarin, historianin, gjuhëtarin e madh, diplomatin dhe iluministin e shquar, për të cilin interesat kombëtare ishin po aq të shenjta, sa vetë besimi që i përkiste.

Nëpërmjet veprave të Tij të çmuara artistike, ai ngriti lart, shpalosi botërisht dhe skaliti në përjetësi vlerat dhe virtytet e veçanta autoktone, si dhe përpjekjet e parreshtura të kombit shqiptar për liri, mbrojtje të trojeve shqiptare dhe të sovranitetit të vendit. Vepra e Tij e vyer do ta ndriçojë përherë kombin tonë për të tejkaluar çdo sprovë në mbrojtje të Pavarësisë, Lirisë, Demokracisë dhe së ardhmen europiane.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button