Aktualitet

Moti i keq ‘pushton’ Shkodrën: Bllokohen rrugët, ndërpritet energjia në Velipojë e Dajç

Reshjet dhe erërat e forta të natës së djeshme kanë krijuar probleme në infrastrukturën rrugore. Si pasojë e erërave dhe shirave është rritur niveli i lumejve, ndërsa në Velipojë e Dajç është ndërprerë energjinë elektrike.

Në një njoftim që ka bërë me mediat Bashkia e Shkodrës, ka thënë se pati reshje të shumta shiu dhe bore.

“Rruga nga Qafa e Thores është e pakalueshme. Borë ka rënë edhe në segmentin e Malit të Shoshit çka ka vështirësuar kalimin edhe në këtë segment rrugor. Nuk ka probleme apo dëme në bujqësi, sera etj. Ka rritje të kondiderueshme të nivelit të lumenjve në Dajç 4.26, tek liqeni 6.5, që flet për prurje shumë të mëdha ujërash dhe që kanë shkaktuar probleme të erozionit. Përgjatë lumenjve, Kir, Drin dhe Bunë ka erozion të fortë dhe konkretisht në fshatin Bardhaj, në fshatin Bërdicë dhe më pak në njësinë administrative Dajç dhe Ana e Malit. Po ashtu në disa segmente kanalizimesh, ka bllokime të ujrave dhe rritje të nivelit të tyre, kryesisht në njësinë administrative Postribë. Ka ndërprerje të energjisë elektrike në njësitë administrative Velipojë dhe Dajç. Për të gjitha këto, është ngritur një grup pune nga bashkia i cili është në proces inspektimi dhe po përgatiten dhe ndërhyrjet apo trajtimi përkatës sipas rastit.”– shkruhet në deklaratë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button