Shendet

Ndodh edhe në Greqi! Shënohet rasti i parë alergjik nga vaksina anti-COVID, flasin autoritetet

Një rast reaksioni ndaj vaksinës anti-COVID është shënuar në Greqi. Një rast i lehtë është shënuar dhe raportuar në spitalet e vendit fqinjë.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat, sekretari i Përgjithshëm i Kujdesit Shëndetësor Parësor, Mario Themistocleous.

“Që nga ora 16:00 e sotme, 471 njerëz u vaksinuan në 5 spitalet në Athinë. Një incident është raportuar. Bëhet fjalë për një reaksion alergjik jo serioz që u trajtua me sukses,“-tha Themistocleous.

Vaksinini me dozat e Pfizer ka nisur që prej ditës së djeshmë në Greqi, ku ndër të injektuarit e parë ishte edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. 

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button