Bota

Nëntoka nuk ndalon së dredhuri! Kroacia në terror

Vazhdojnë lëkundjet në Kroaci. Që prej tërmetit të parë dhe deri më tani janë shënuar mbi 40 paslëkundje. Ministria e Mbrojtjes ka njoftuart për 7 viktima dhe dhjetra të plagosur, por ende nuk ka një numër të saktë.

ZAGREB– Kroacia ende në tmerr! Pas tërmetit të fortë që tronditi vendin mesditën e djeshme, është goditur me mbi 40 palëkundje, një prej tyre ka shënuar magnitiudë jo më pak se 4.8 e shkallës Rihter. 

Tërmetet dhe lëkundjet kanë vazhduar gjatë gjithë natës, ndërkohë që Ushtria dhe Forcat Speciale janë mobilizuar për të kërkuar të mbijetuarit nën rrënoja. Deri më tani bilanci shënon, të paktën shtatë persona të vdekur mes tyre dhe një 12-vjeçare.

Deri më tani, përveç viktimave, raportohet se të paktën gjashtë persona janë në gjendje të rëndë në spital, ndërsa 20 të tjerë janë nxjerrë nga rrënojat pa probleme dhe pasoja për jetën.

Ndërkohë që lëkundjet e tërmetit kanë epiqendrën në Kroaci, vala është ndjerë edhe tek vendet fqinje, në Serbi e Bosnje Herzegovinë

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button