Sport

Nuk kanë fund telashet për Barcelonën/Ylli i skuadrës rrezikon operacionin

SPANJË-Te Barcelona asgjë nuk po shkon mirë, përveç rezultateve të dobëta ku e fundit ishte barazimi 1-1 ndaj Eibar, tani skuadra katalanase do të duhet të bëjë pa Philippe Coutinho. Fantazisti brazilian u dëmtua në ndeshjen e djeshme ndaj Eibar dhe tani lojtari pritet t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, për të parë shkallën e dëmtimit, po dyshohet për një tërheqje në meniskun e gjurit të majtë.

Nëse konifrmohet kjo, atëherë lojtari do t’i nënshtrohet operacionit në gju dhe koha e rikuperimit do 6 deri në 8 muaj kohë, pra me pak fjalë mund të konsiderohet një sezon i mbyllur. Duhet thënë se Coutinho ishte në listën e lojtarëve që do të shitej dhe me paratë do të sponsorizoheshin afrime të reja.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button