Aktualitet

Përmbytet Velipoja, uji vërshon në hotele dhe banesa

Shirat e fundit të rrëmbyeshëm në Shqipëri kanë sjellë edhe përmbytjet e para.

Përmbytje të mëdha janë shënuar ditën e sotme në Velipojë.

Ndërkohë që situata mbetet ende e pazgjidhur, kur reshjet nuk kanë të ndalur.

Niveli ujit në bizneset dhe hotele ka arritur rreth 30 cm. Mëosohet se janë mbi 10 biznese kanë prani uji në afërsi të objekteve të tyre.

Informacion nga Bashkia Shkodër

Informacion në lidhje me situatën e krijuar në territorin e  Bashkisë Shkodër nga reshjet e shiut dhe erërat e forta gjatë natës, datë 29.12.2020.

Reshjet e shiut dhe era kanë vazhduar edhe gjatë natës që kaloi.

Ka ndërpreje të energjisë për shkak të difekteve pothuaj në të gjithë territorin në zona të veçanta e herë pas here dhe në krejt njësitë admnistrative.

Rruga nga Qafa  e Thores është e pakalueshme. Është rritur vështirësia e kalimit edhe në segmentin e Malit të Shoshit-Breg Lumi.

 Vazhdon rritja e nivelit të lumenjve (Dajç 4.90;). Ka prezencë uji në pjesën e ulët e territorit, kryesisht në Gaduç (12 ha) NJA Velipojë dhe ndonjë pjesë tjetër.

Ka erozion të vazhdueshëm në  Berdicë në NJA Berdicë, Bardhaj në NJA Rrethina,  te Mali i Vukatanit në NJA Gur i Zi.

NJA Dajç nuk ka patur energji pothuaj gjatë gjithë kohës përjashtuar intervale shumë të shkurtra kohe. Po ashtu edhe Mali Kolaj në NJA Velipojë.

Në pjesën e territorit urban ka patur disa shqetësime me pemët e lëvizura nga era e fortë.

Grupi i punës pranë Bashkisë Shkodër ka kryer inspektimin në territor gjatë ditës së djeshme dhe po përgatit informacione të detajuara për institucionet sipas fushës së përgjegjësisë.

Ndërkohë inspektimi dhe ndërhyrjet do të vazhdojnë edhe gjatë kësaj dite për monitorimin e situatës si dhe normalizimin e saj aq sa është e mundur.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button