Politike

Petrit Vasili shpërthen ndaj Edi Ramës: Qeveria e këtij vendi është në duart e një trafikanti dhe një tradhtari

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar për zgjerimin e Greqis me 12 milje në detin Jon. Ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për tradhti ku i ka kërkuar të informoj publikisht shqiptarët për dështimin e marrëveshjes me Greqin.

Nga Petrit Vasili.

Trafikanti i detit Rama do që t’i japë Greqisë atë që ajo nuk e mori dot me asnjë Kryeministër tjetër shqiptar!

Sot edhe shqiptari më i fundit e ka të qartë se qeveria e këtij vendi është në duart më të këqija të një trafikanti të detit të Shqipërisë.

Sot në krye të qeverisë është një tradhtar, që e bën avokatinë e Greqisë më mirë dhe më me merak se Greqia vetë.

Sot në krye të qeverisë është një mashtrues ordiner, që gënjen edhe për ato që provohen sheshit.

Trafikanti i detit thotë se “Shqipëria dhe Greqia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje ndaj do të shkojnë në gjyq. As pala greke s’kishte çfarë kontestonte atëherë, as ne s’kemi çfarë kontestojmë sot tek vendimi i Greqisë!”

Trafikanti që shet detin e Shqipërisë, përse nuk u tregon shqiptarëve marrëveshjen, që nuk u arrit me Greqinë?

Përse nuk tregon se për çfarë nuk u ra dakord? Përse nuk u tregon se me çfarë marrëveshje do të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare?

Përse Greqia për herë të parë dhe vetëm me këtë Kryeministër trafikant, shpall shtrirjen me 12 milje, që nuk kishte guxuar ta bënte kurrë më parë dhe me asnjë kryeministër shqiptar tjetër?

Përse nuk i informoi publikisht shqiptarët, që marrëveshja me Greqinë dështoi ashtu siç i njoftoi që ishte shumë afër një marrëveshjeje dhe thuajse gati për t’u nënshkruar me Kryeministrin grek Tsipras?

Përse nuk njoftoi Presidentin e Shqipërisë, që ka autorizuar dhënien e Plotfuqisë për nisjen e negociatave për marrëveshjen me Greqinë, se marrëveshja dështoi se bashku me arsyet e këtij dështimi?

Përse trafikanti i detit “e harroi” dhe nuk e zë me gojë më Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por bën me një zell prej bastardi vetëm avokatin e Greqisë për 12 miljet?

Përse nuk tregon pazarin që bëri me Greqinë në verën e këtij viti dhe që i hapi rrugën, dekretit grek për 12 miljet, dekret të cilin Greqia nuk kishte guxuar ta nxirrte kurrë më parë me ndonjë Kryeministër tjetër të Shqipërisë?

Tradhtia është shumë e qartë dhe belbëzimet prej rrugaçi të dehur të këtij Kryeministri trafikant kufijsh nuk e shpëtojnë dot atë.

Ky bandit politik shkon me iluzionin se do të përdorë Gjykatën Ndërkombëtare si alibi për shitjen e detit të Shqipërisë, pasi dihet botërisht që çdo veprim i këtij ka qenë në dëm të interesave kombëtare të vendit.

Detin e Shqipërisë nuk e shet dot ky trafikant i mjerë sepse shqiptarët kanë ditur dhe dinë t’i mbrojnë kufijtë siç kanë ditur t’u tregojnë shumë ashpër vendin, tradhtarëve si puna e këtij.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button