Aktualitet

Policia filmohet duke dhunuar dy vajza të mitura shqiptare, ja çfarë ndodhi

Policia e Kosovës ka reaguar pasi në media janë shpërndarë pamjet që tregojnë dy efektive të Policisë duke ushtruar dhunë fizike ndaj dy vajzave në Vushtrri.

Policia bën të ditur se teksa policët ishin duke patrulluar kanë parë një makinë e cila kishte bllokuar rrugën, dhe i kanë kërkuar të largohet për të liruar kalimin, por dy vajzat kanë reaguar dhunshëm

Situata ka ndodhur të martën në afërsi të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ku një police prezente shihet duke e goditur një vajzë e cila duket e mitur.

Gjithashtu edhe kalimtarë të rastit të cilët nuk reagojnë, ndërkaq policja vazhdimisht dëgjohet duke bërtitur, “Ti mu lopë a?”, thotë policja disa herë.

Inspektorati Policor i Kosovës ka filluar një hetim pas publikimit të video-incizimit me dyshim për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga dy zyrtarë policorë.

“Pas disa veprimeve hetimore fillestare, hetuesit e IPK-së kanë rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë (një zyrtare policore dhe një rreshter policor) që janë përfshirë në këtë incident”.

Më tej në komunikatë thuhet se, në konsultim me prokurorin kompetent për këtë rast do të zhvillohet një hetim në procedurë të rregullt me dyshimin se zyrtarët policorë të stacionit policor të Vushtrrisë kanë kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button