Bota

Polonia ashpërson masat, ndalohet lëvizja gjatë natës së Vitit të Ri, mbyllen bizneset

Qeveria polake ka vendosur masa më të ashpra anti-COVID gjatë natës së Vitit të Ri për të shmangur zgjerimin e mëtejshëm të përhapjes së coronavirusit në vend.

Një nga masat është ndalimi i lëvizjes në darkën e datës 31 dhjetor me qëllim që qytetarët të festojnë vetëm në një vend.

Të gjithë banorët do të jenë në shtetrrethim të plotë nga ora 7 e darkës deri në 6 të mëngjesit më 1 janar.

Gjithashtu autoritetet kanë paralajmëruar se nuk do të ketë hedhje të fishekzjarrëve, pasi kjo mund të shkaktojë grumbullime.

Sipas rregullave të reja, në festat e fundvitit mund të ftohen deri në 5 familjarë. Masa të tjera përfshijnë edhe mbylljen e bizneseve.

Këto kufizime do të zgjasin për një periudhë tre javore. Ashpërsimi i masave anti-COVID vjen pasi Polonia ka regjistruar më shumë se 27 mijë viktima nga COVID-19.  

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button