Aktualitet

Prej një viti të braktisur nga kryefamiljari, familja në kushte ekstreme

Një familje në komunitetin rom jeton në mjerim të plotë së bashku me fëmijët e saj ndërkohë që prej një viti e disa muajsh nuk kanë asnjë kontakt me babain. Shtëpia që nuk i përket kësaj zonje dhe fëmijëve të saj,por e kanë gjetur bosh dhe janë strehuar kur bie shi sjell gjithë ujin brenda duke e bërë të pamundur jetesën e tyre në këtë banesë. Zonja Liljana thotë se nuk merr ndihmë ekonomike për shkak se dokumentacioni i saj gjendet në qytet tjetër të Shqipërisë ndërkohë që fëmijët i ka regjistruar në shkollë në qytetin e Gjirokastrës. Ajo shprehet se nuk merr asnjë ndihmë nga askush dhe aq më pak të ketë mundësi të kërkojë bashkëshortin e saj të humbur prej më shumë se një viti. Gjithashtu zonja shprehet se në institucione e përcjellin duke mos i dhënë informacionin e nevojshëm e duke u tallur me të pasi ajo nuk di shkrim e këndim. Liljana i bën thirrje institucioneve shtetërore ti japin ndihmë për të përballuar të paktën ushqimin e fëmijëve.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button