Sport

Premier League në alarm, pezullohet Totenham-Fulham, për shkak të Covid-19

Alarm në futbollin britanik! Të martën, raundi i fundit i testimit në Premier League për Covid-19 zbuloi se 18 raste infeksionesh, shifra më e lartë e regjistruar deri tani

ANGLI – Ndeshja Totenham-Fulham, e vlefshme për javën e 16-të e Premier League e planifikuar për t’u luajtur të mërkurën në orën 18:00, është pezulluar për shkak të rasteve të reja të koronavirusit diagnostifikuar në klubin perëndimor të Londrës.

Skuadra e Fulham kërkoi që ndeshja të shtyhej dhe vendimi u konfirmua tri orë para fillimit të takimit. Të martën, raundi i fundit i testimit në Premier League për Covid-19 zbuloi se 18 raste infeksionesh, shifra më e lartë e regjistruar deri tani.

Klubi i Totenham në një deklaratë, shkruan: “Premier League na informoi për vendimin pasdite, pasi Fulham kishte kërkuar shtyrjen e ndeshjes për shkak të numrit të Covid-19 raste pozitive midis lojtarëve dhe stafit të tyre. Totenham Hotspur i dërgon urimet e tij më të mira Fulhamit për një shërim të shpejtë për të gjithë ata që janë prekur.”

Të hënën, ndeshja e Mançester Siti ndaj Evertonit u shty katër orë para fillimit të takimit në “Goodison Park”, për shkak të një shpërthimi të koronavirusit në klub. Ndërkohë, më herët, edhe transferta e Njukasëllit ndaj Aston Vilës, e planifikuar për në 4 dhjetor, është shtyrë pas një “rritje të konsiderueshme” të rasteve me Covid-19.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button