Bota

Presidenti i Serbisë i përgjigjet ish-kolonelit që e akuzoi për tradhti: Ai ka grabitur civil shqiptar gjatë luftës së Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar ndaj akuzave të bëra nga ish- koloneli Slavko Nikiç, i cili një ditë më parë e ka akuzuar atë për tradhti.

Në një deklaratë Vuçiç ka thënë se ka prova se Nikiç ka grabitur shqiptarët në vitin 1999 gjatë luftës në Kosovë. Sipas tij ekzistojnë dokumente zyrtare, të cilat vërtetojnë se më 1 prill 1999, në pikën e kontrollit “Jargova cesma”, në rrugën kryesore Mitrovicë-Ribariç-Rozhajë, Nikiç me gjashtë persona të paidentifikuar, të veshur me uniforma të maskuara dhe të armatosur me pushkë automatike, kanë ndaluar automjetet dhe i kanë plaçkitur udhëtarët, të cilët kanë qenë civilët shqiptarë të përndjekur nga forcat serbe. Gjithashtu, sipas tij Nikiç, ka ndaluar edhe një major të ish-ushtrisë jugosllave, komandant i brigadës nga Novi Pazari.

“Unë jam gjithmonë tradhtar për njerëz si ky (Nikiç), sepse do të mbroj pronën e njerëzve, nuk më intereson se cilit komb i përkasin. Unë kurrë nuk do t’i plaçkis. Ai nuk i ka lejuar civilët shqiptarë të shkonin në Malin e Zi, por i ktheu ata dhe u konfiskoi ar, stoli, para dhe sende të tjera me vlerë,”-ka thënë ai.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button