AktualitetBota

Presidenti Vuçiç bën DEKLARATËN E FORTË: I lumtur që në Kosovë çova vaksina, jo tanke lufte

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka komentuar sërish çështjen e vaksinimit anti-Covid të serbëve në Kosovë. Vuçiç ka thënë se është i lumtur që në Kosovë, si president serb po sjell vaksina e ilaçe dhe jo tanke.

Gjithashtu, ai ka folur dhe për njohjen e Kosovës, duke përsëritur edhe një herë se derisa të jetë ai president i shtetit, nuk do ta njohë Kosovën.

“Jam i lumtur që kam dërguar në Kosovë vaksina dhe jo tanke. Sa të jem unë president i Serbisë nuk do të ketë njohje të pavarësisë së Kosovës. Nuk kam as çfarë të shtojë e as çfarë të marr nga kjo”, ka thënë Vuçiç.

Qeveria në Serbi ka ofruar vaksina anit-Covid dhe për qytetarët e saj në Kosovë. Ky veprim ka ngjallur reagimin e qeverisë në Kosovë, të cilët e kanë quajtur një veprim jo të drejt dhe të pranueshëm. Ndërkohë, ditën e djeshme presidenti serb tha se nëse është nevoja do të sjell vaksina edhe për shqiptarët në Kosovë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button