Aktualitet

Prokuroria e Durrësit çon për gjykim italianin e Camorra-s me 750 mijë euro pasuri në Shqipëri

Prokuroria e Durrësit dërgon për gjykim dosjen penale ndaj italianit të Camorras, Ferdinando Muollo, i dënuar për vrasje në Itali, ndërsa në Shqipëri akuzohet për pastrim të parave.

Në përfundim të hetimeve rezultoi e provuar se, Policia Gjyqësore e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës ka indentifikuar ndër të tjera faktin se shtetasi italian Ferdinando Muollo ishte i proceduar penalisht në shtetin italian dhe pas kësaj kishte investuar në Republikën e Shqipërisë.

Në Durrës, 56-vjeçarit Muollo iu sekuestruan, pas 18 muajsh hetime, 5 apartamente banimi, me sipërfaqe 413.8 m2, në Durrës; 13 garazhe me sipërfaqe 622.7 m2, në Durrës; 1 automjet me vlerë 40 000 Euro dhe afro 10 000 euro llogari bankare.

Shtetasi italian ishte me leje qëndrimi në Shqipëri dhe ushtronte aktivitetin tregtar si vijon:

Në vitin 2012 ka regjistruar shoqërinë sh.p.k, me objekt prodhimi dhe tregtimi i medikamenteve dhe pajisjeve dentare, në Tiranë, me 50 % të aksioneve në pronësi të tij.
Në vitin 2015 ka regjistruar shoqërinë me objekt prodhimi dhe tregtimi i pajisjeve mjekësore-kirurgjikale për larje dhe dezinfektim ambientesh, ku 45 % të kuotave i posedon F.M.

Në vitin 2015 ka regjistruar shoqërinë me objekt laboratore dentare, ku ka 30 % të kuotave.

Kujtojmë se Muollo ka ekzekutuar në Itali shtetasin Salavadore Ridosso dhe është dënuar me 12 vite burg e gjashtë muaj në Itali. Krimin e ka kryer për llogari të Camorras.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button