Aktualitet

Pushohet nga puna mjeku Ilir Allkja/Kryemadhi:Qeveria e re do t’i riparojë këto dëme

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se kjo është e padrejtë dhe se qeveria e re që do të vijë në shtator do t’i riparojë këto padrejtësi të Rilindjes.

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar pas shkarkrimit të mjekut Ilir Allkja. Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se kjo është e padrejtë dhe se qeveria e re që do të vijë në shtator do t’i riparojë këto padrejtësi të Rilindjes. Më tej ajo tha se qeveria e re do të rrëgullojë të gjitha padrejtësitë që Rilindja po i kryen personave dhe bizneseve që i konsideron armik.

“Solidarizohem me mjekun Ilir Allkja, i cili është një prej shumë qytetarëve të larguar nga puna në mënyrë të padrejtë nga Rilindja. Kjo situatë nuk ka nisur sot, por ne kemi dhe jemi duke mbajtur shënim çdo gjë. Qeveria e re do t’i riparojë këto padrejtësi duke krijuar hapësirat për rikthimin e tyre në punë, si dhe duke riparë të gjithë motivacionin e gjobave të presionit ndaj bizneseve dhe çdo subjekti të cilin Rilindja e trajton si armik. Ndryshimi po vjen!” shkroi ajo.

Mjeku Ilir Allkja u pushua ditën e sotme nga puna me motiavcionin e thyerjes së Kodit Etik dhe atij të Punës. Mjeku Allkja shumë herë në rrjetet sociale kë bërë statuse kundër qeverisë ku e ka akuzuar për keqmenaxhim të situatës së pandemsië.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button