Aktualitet

Rusia e pranon: Numri i viktimave nga COVID-19 është tre herë më i lartë sesa është raportuar!

Rusia thotë se numri i përgjithshëm i viktimave nga coronavirusi ishte tre herë më i lartë, sesa ishte raportuar më parë.

Sipas Al Jazeera, kjo e bën Rusinë si vendin e tretë në botë për numrin më të lartë të viktimave.

Për muaj me radhë, presidenti rus, Vladimir Putin, është shprehur me mburrje për shkallën e ulët të vdekjeve në Rusi nga coronavirusi, duke u proklamuar në fillim të këtij muaji se kishte bërë një “punë më të mirë” se sa vendet perëndimore për sa i përket menaxhimit.

Ekspertët, përfshirë profesionistët mjekësorë dhe shkencëtarët e të dhënave, i kanë vënë në dyshim statistikat zyrtare për muaj me radhë, duke akuzuar njëherësh qeverinë për fshehjen e rasteve në vend.

Të hënën, zyrtarët rusë e pranuan se ishte e vërtetë.

Agjencia e statistikave Rosstat tha se numri i viktimave nga të gjitha shkaqet, të regjistruara midis muajit janar dhe nëntor, ishte rritur në 229 mijë, krahasuar me vitin e kaluar.

“Më shumë se 81 për qind e rritjes së mortalitetit gjatë kësaj periudhe është për shkak të COVID-19”, tha zëvendëskryeministrja Tatyana Golikova, që do të thotë se rreth 186 mijë rusë kanë vdekur nga coronavirusi gjatë vitit 2020.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button