Bota

Shifër rekord në SHBA, 3.927 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit, rreth 190 mijë raste të reja

SHBA-ja ka regjistruar një shifër rekord të vdekjeve nga Covid-19. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3.927 persona, shifra më e lartë që prej nisjes së pandemisë, duke e çuar në 342.259 numrin total.

Ndërsa rastet ditore janë 189.671 të infektuar të rinj sipas të dhënave të Johns Hopkins University.

Vaksinimi kundër Covid-19 në SHBA nisi më 14 dhjetor. Një infermiere e kujdesit intensiv në Llong Ajllënd të Nju Jorkut u bë personi i parë që mori vaksinën Pfizer/BioNTech në SHBA.

“Vaksina e parë e administruar. Urime SHBA! Urime botë!”, shkroi presidenti amerikan, Donald Trump, në Twitter.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button